Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun që kur lidhja e tyre u zbulua në media. Tashmë edhe vetë dyshja po e konfirmojnë lidhjen me deklaratat e tyre.

Ishte Romeo i pari i cili deklaroi se është shumë i lumtur për lidhjen, edhe pse pa përmendur emra. Ndërsa së fundmi ka qenë rradha e Jonidës për t’i shprehur hapur ndjenjat.

Në një intervistë për “Prive”, kur u pyet për lidhjen, Jonida u shpreh: “Tani kemi gjithë verën që merremi me këtë çështje. Po lodhen kaq shumë, po mundohen kaq shumë. Jam shumë e lumtur dhe kaq mjafton”./Xing.al