Këndoni si Freddie Mercury? Queen dhe YouTube ju ndihmojnë ta zbuloni atë me FreddieMeter, një aplikacion i zhvilluar nga gjiganti Google me mbështetjen e inteligjencës artificiale.

FreddieMeter është një mjet i krijuar për të lejuar fansat e tij në të gjithë botën të dinë se sa zëri i tyre përputhet me atë të legjendës së ”Queen”.

Ky aplikacion analizon intonacionin dhe melodinë e këngëtarit, për të caktuar më pas një rezultat të përfshirë midis 0 dhe 100%.

Sfida e këndimit janë katër këngët e ”Quenn” (”Bohemian Rhapsody”, ”Don’t Stop Me Now”, ”Somebody to Love” dhe ”We Are the Champions”).

Freddiemter u zhvillua për të rritur ndërgjegjësimin dhe financimin e luftës kundër HIV dhe për të festuar 44-vjetorin e performancës së parë të drejtpërdrejtë të ”Bohemian Rapsody” nga grupi ”Queen”.