Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon është diskutuar rreth mënyrës se si duhet të rriten e edukohen fëmijët për të qenë të lumtur, por edhe të suksesshëm. Të ftuara ishin moderatorja Elona Duro, gazetarja Matilda Bega, ekspertja e Bon ton, Olesa Leço dhe kirurgia plastike Senera Hoxha.

“Fëmijës duhet t’i mësosh ‘Po’ dhe ‘Jo’. Unë këtë marrëdhënie kam: Po dhe Jo. Përveç ndërhyrjeve të gjyshërve se atyre nuk ke çfarë i bën”, u shpreh Elona Duro.

Të pyetura nëse do të mund të qëndronin larg fëmijës për disa ditë apo javë, për të qëndruar tek gjyshja apo tek të afërm, të ftuarat nuk ishin në një mendje.