Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në facebook jehonën që ka bërë në meidat më prestigjoze ndërtimi i “Air Albania stadium”.

Rama ka publikuar komentet e mediave më të mëdha të Francës si le Parisien, L’Equipe, Ouest France, ku vlerësojnë maksimalisht punën e kryer në finalizimin e ndërtimit të këtij impianti modern.

Postimi i plotë:

Ja si e shohin gazetat e mëdha franceze arenën e re kombëtare “AIR ALBANIA STADIUM”🤩⚽️🇦🇱

le Parisien:

Një tapet bari i shkëlqyer në një stadium tërësisht të mbyllur. Dhomat e zhveshjes të denja për standardet e stadiumeve më të bukur të Europës…

L’Equipe:

Air Albania Stadium shkëlqen me veshjen e vet kuqezi. Me të 22 mijë vendet e tij, stadiumi është shëmbëlltyra e krenarisë së një vendi që pret kampionët e botës…

Ouest France:

Stadium flakërues me fasadën kuqezi të ngjyrave të Shqipërisë, vizatuar me motive të traditës të inspiruara nga folklori shqiptar…

#FORCASHQIPËRIA❤️. (Lexo.al)