“Juventus” ka shtangur “Interin”. Bardhezinjtë kanë prezantuar një ofertë prej 8.5 milionë eurosh në vit dhe 3 milionë euro bonus sezonal për sulmuesin Mauro Icardin.

“Tuttomercatoweb” në një shkrim të publikuar të hënën thekson se mes “Juventusit” dhe sulmuesit argjentinas të “Interit” ka një tratativë konkrete. Presidenti i “Juventusit” mesa duket i ofruar Icardit mundësinë për tu bërë një nga sulmuesit më ët paguar në Itali, pas Cristiano Ronaldos. Kontrata pritet të jetë vërtet faraonike, 8.5 milionë euro në vit dhe një bonus prej 3 milionë eurosh në sezon në rast se do arrihen disa objektiva sezonal nga ana e fubollistit 26-vjeçar.

Këtë sezon Icardi ka shënuar vetëm 10 gola dhe raporti i tij me “Interin” nuk është aspak pozitivë. Ndërsa dy sezonet e fundit, Icardi ka qenë një nga sulmuesit me deçizivë të kampionatin Italian të futbollit “Seria A” me 29 dhe 24 gola të shënuar në sezonet respektive, 2017-2018 dhe 2016-2017.

Më herët në adresë të Icardit ka ardhur një ofertë dhe nga “Napoli, që ofronte 9 milionë euro në vit, por pa bonuse. Icardi ofertën e të kaltërve e ka refuzuar, ndërsa për bardhezinjtë pritet një përgjigje pozitive, duke parë dhe objektivat ambicioz të zonjës së vjetër, që këtë sezon u shpall për të tetin vit radhazi kampione e Italisë dhe për 35 në histori.

Kjo tratativë pritet të rrisë tensionet mes dy klubeve me rivalitet historik “Interit” dhe “Juventusit”, pasi kalimi nga sponda zikaltër te sponda bardhezi e një prej sulmuesve më efikas të Serisë A padyshim që nuk do shihej pozitivisht nga tifozëria e “Interit” dhe kjo ka vënë në vështirësi Presidentin e ri të “Interit”, Giuseppe Marotta, që deri në tetorin e shkuar ishte Drejtor i “Juventusit” dhe vetëm në janar të këtij viti ka firmosur për zikaltërit. Nisja e punës me një transferim të tillë do të ishte një goditje e rëndë për imazhin e drejtuesve të “Interit” që sipas “Tuttomercatoweb” po vlerësojnë mënyrën më të mirë për të dalë faqebardhë nga kjo tratativë.

“Tuttomercatoweb” flet dhe për futje në tratativë të Dybala apo Kean, dy sulmues të rëndësishëm të “Juventusit”, por duke marrë të mirëqena deklaratat e Paratiçit, se Dybala nuk shitet dhe Kean është e ardhmja, duket e vështirë që “Inter” të zgjas duart te dy “diamantët’ e Zonjë së Vjetër. “Inter” nga krahu tjetër duhet të mendojë dhe për “Fair Play financiar”, duke zgjidhur ngërçin e 40 milionë eurove që Federata Europiane e Futbollit ka kërkuar nga “Interi” për të barazuar bilancin vjetorë të viteve të fundit.

Pra, mesa duket ka nisur zyrtarisht beteja e parë e nxehtë e merkatos së verës në futbollin italian. (ATSH)