Joaquin Phoenix humbi rreth 23.5 kilogramë për të luajtur rolin e Jokerit.

Teksa fliste për sfidat që i është dashur të kalonte për rolin e tij Phoenix tha se fillimisht nuk kishte pranuar të humbiste peshë për rolin, por regjisori Todd Phillips e kishte nxitur që të jepte maksimumin.

Edhe pse ishte vazhdimisht nën kujdesin e mjekëve aktori ka thënë se regjimi ekstrem të cilit i është nënshtruar, ka ndikuar në shëndetin e tij mendor pasi me humbjen në peshë shtohej edhe më tepër lodhja dhe pakënaqësia.

Aktori shtoi se ai nuk mund të shoqërohej me askënd gjatë asaj periudhe dhe kjo ia vështirësonte edhe më shumë procesin. Por nuk mbaronte me aq. Ai gjithashtu nuk mund të shikonte televizor apo internet sepse reklamat me ushqime mund të nxisnin tek ai dëshirën për të ngrënë.

“Në filllim ju ndiheni të lodhur. Duhet vazhdimisht të motivoni dhe ti flisni vetes: unë e di që mund ta bëj këtë gjë, unë mund t’ja dal”, është shprehur Joaquin në një intervistë të dhënë së fundmi për “Associated Press”.