Nga Klodian Tomorri

Nje nga akuzat kryesore te opozites ndaj Rames eshte se ai nuk lejon gare. Vjedh zgjedhjet, mbyt konkurrencen e te tjera si keto.

Tani te akuzosh Ramen qe nuk le gare dhe pastaj ti versulesh nje partie tjeter, thjesht dhe vetem pse po hapet sikur nuk shkon.

Cdo njeri ka te drejte te zgjedh dhe te zgjidhet. Ky eshte treg i lire. Edhe nese eshte parti e sponzorizuar per ti sherbyer pushtetit, ata qe e gjykojne ne fund jane njerezit.

Nese kjo partia i sherben Rames dhe arrin te marre vota do te thote qe nje pjese e mbeshtetesve qe kane qene prane opozites tani duan ti sherbejne Rames.

Jane te lire ta bejne keta kete pune nuk i ndalon dot kush. Nese nuk i sherben Rames dhe merr vota, do te thote se nje pjese e qytetareve te ketij vendi nuk jane dakord as me Ramen as me partite aktuale te opozites dhe duan dicka tjeter.

Edhe keta jane plotesisht te lire ta bejne. Nese nuk merr vota fare, atehere pse duhet sulmuar se as nuk ka per ti prishur pune njeriu as ka per te ndrequr.

Nuk eshte se shtimi emrave partive qe garojne i ben zgjedhjet me legjitime apo me te moralshme, nese opozita nuk merr pjese.

Te gjithe jane te lire te bejne ca te duan.

Ky eshte parimi i demokracise.