Sipas astrologëve në bazë të karakteristikave të shenjave të horoskopit, disa lidhje rezultojnë më afatgjata dhe të suksesshme se të tjerat.

Dashi dhe Peshorja

Personat e shenjës së dashit janë shumë të vendosur dhe kokëfortë. Çfarë kërkon tek një partner është ndershmëria. Partneri më i mirë për këtë shenjë janë të lindurit në shenjën e Peshores. Dashi tërhiqet nga natyra e ndershme e Peshores. Veç të tjerash, Peshorja është një shenjë e pavarur emocionalisht dhe mund të krijojë një lidhje të mirë me Dashin.

Virgjëresha dhe Akrepi

Personat e lindur në shenjën e virgjëreshës janë më të organizuarit e zodiakut. Virgjëresha është perfeksioniste dhe shumë e rezervuar, i kushton në veçanti vëmendje partnerit. Marrëdhënien më intensive dhe më emocionale mund ta ketë me Akrepin. Akrepi është një shenjë që do aventurën, lirinë dhe ka gjithmonë dëshirë të eksplorojë dhe të mësojë.

Gaforrja dhe Demi

Gaforrja është gjithmonë në kërkim të një lidhjeje serioze, afatgjatë ku mund të lidhet emocionalisht me partnerin e saj. Kombinimi perfekt Gaforren emocionale dhe të ndjeshme është Demi, një shenjë serioze dhe romantike.

Peshqit dhe Bricjapi

Peshqit dhe Bricjapi janë shembulli perfekt që të kundërtat tërhiqen. Natyra kreative dhe ëndërruese e Peshqve e frymëzon Bricjapin për të realizuar ëndrrat e veta.