Këtë të dielë, këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin, mbajtën ceremoninë e martesës së tyre në Karolinën e Jugut. Të veshur si nuse e dhëndër, ata festuan me miq e familjarë, si dhe personazhe të njohur të showbiz-it. Mirëpo, në dasmën e tyre nuk u panë gjëkundi dy mikeshat e mira të Hailey-t, Gigi dhe Bella Hadid.

Nëse u bëtë kuriozë të dini se ç’ndodhi me vajzat, ju themi se dy motrat thjesht kishin angazhime të tjera që s’mund t’i linin. Gigi dhe Bella kanë sfiluar në “Javën e Modës në Paris” dhe e kishin të pamundur të shkëputeshin për t’iu bashkuar Hailey-t në ditën e shënuar. Mirëpo, me siguri kjo e fundit do t’i ketë mirëkuptuar.