Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo ka takuar sot në Durrës, ekspertët strukturorë dhe të shembjeve të ushtrisë italiane.

Ekspertët italianë prej ditësh vazhdojnë të jenë në terren bashkë me ekspertët e vendeve të tjera dhe ekspertët shqiptarë për verifikimin e dëmeve.

“Duke vizituar Durrësin për të pritur ekspertët strukturorë e ekspertët e shembjeve të ushtrisë italiane të cilët verifikojnë përdorshmërinë e ndërtesave, përkrah ekspertëve shqiptarë. Një ekip tjetër është aktualisht aktiv në Krujë”, shprehet ai.

Po ashtu Cutillo theksoi se “Italia i qëndron pranë Shqipërisë në këtë fazë të dytë të vlerësimit të dëmeve”.