Bora Zemani ka folur sërish për divorcin e dy viteve më parë me dj Vin Velin, në një rrëfim të sinqertë që ishte mjaft prekës. Moderatorja ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel për të folur për projektet e reja televizive të saj, fëmijërinë, adoleshencën dhe jo vetëm. Ajo tha se e ka vuajtur shumë periudhën e divorcit pasi ishte një dështim për të:

“Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes” shprehet ajo. “Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain”.

Bora dëshironte një familje si e saj, e megjithatë ajo nuk e ka humbur ende shpresën të dashuria: “Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo që isha rritur, por ky ishte mësimi që mora dhe nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara” përfundoi ajo.

Edhe pse e zhgënjyer nga kjo eksperiencë, Zemani beson ende te dashuria si një romantike e thekur që është, por vetëm se kjo dashuri e re duhet të marrë parasysh dhe praninë e Arborit në jetën e saj se fundja, siç e tha dhe vetë moderatorja, ai është jeta e Borës! Bora foli edhe për dy projekte që do të vijnë shumë shpejt: “Janë dy projekte televizive që publiku do t`i pëlqejë shumë” u shpreh Bora, por prisni edhe pak sepse do të dalin shumë shpejt në ekran”.