Legjendat e futbollit e zhvilluan një ndeshje miqësore, ndërsa në fanellat e tyre shihen edhe flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë. Ekipi i legjendave të FIFA-s, i udhëhequr nga kampioni i botës në vitin 2006, Marco Materazzi, kanë marrë pjesë në ndeshjen e përvjetshme miqësore “Winter Cup”, e cila u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë vikendin që shkoi, shkruan Gazeta Express.

Dhe, ish-ylli i Interit dhe Italisë shihet në foto me fanellën ku janë përfshirë krejt flamujt e anëtarëve të FIFA-s, përfshirë edhe ata të Kosovës dhe Shqipërisë.