Sot është 75-vjetori i lindjes së ish-Presidentit të Republikës në vitet 1997-2002, Rexhep Meidanit, një personalitet i rëndësishem i vendit tonë. Presidenti ka bërë një urim të vecsntë për Meidanin në profilin e tij. Sipas Metës ai është një personalitet i jashtëzakonshëm, jo vetëm i shkencës, por edhe i jetës publike në vend që ka ofruar gjithmonë kontribute pozitive me shumë përgjegjshmëri dhe modesti.

Meta thekson se kontributet e tij si President kanë qenë të shumta, sic është Kushtetutë demokratike që votua në Referendum në vitin 98, që ndihmoi në demokratizimin e vendit për një dekadë. Meta shkruan:”Prof. Meidani për mua ka qenë gjithmonë një shembull i respektimit të institucioneve dhe parimeve demokratike, i mbrojtjes së interesit kombëtar dhe publik. Ndaj edhe njëherë po ndaj edhe me ju urimet e mia më të mira për Prof. Meidanin dhe familjen e tij në këtë ditë të gëzueshme.”

Kujtojmë që Meidani u diplomua në Fakulteti i Shkencave të Natyrës në degën fizikë, si dhe përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e Kanës. Ai punoi fillimisht si pedagog, si shef katedre dhe më pas si dekan i FSHN. Gjatë kësaj periudhe zoti Meidani botoi një numër të madh studimesh, librash dhe artikujsh brenda e jashtë vendit. Zoti Meidani mban titullin shkencor “Profesor, Doktor”. Ai u bë president në vitin 2002, derisa u zevendesua nga pasardhesi i tij Alfred Moisiu.