55 vjeçari shqiptar, Edmond Ndroqi, i famshëm kudo në Bolzano, tregon sekretin e tij të rinisë dhe atmosferës që dhuron kudo në qytetin verior të Italisë.

Ai eshtë një ndër ata persona që në vitet 91’ u nisën drejt brigjeve të Italisë, e më pas u strehua në veri te saj. Ish-peshëngritësi i Kombëtares, pasi u njoftua se trageti i madh po nisej drejt Italisë u “arratis” nga grumbullimi i ekipit ne kavalishencën e Durrësit per t’iu bashkuar eksodit të famshëm.

Sot zotëron një bar-kafe, ku numëron një numër të madh klientësh e admiruesish italianë dhe shqiptarë të cilët i ka bërë për vete me karizmën dhe festat qe organizon në Bar Rene, Bolzano.

I pyetur nga rrethi ngushtë i miqësisë per sekretin e rinisë, ai tregon se sekreti është shoqëria e mirë dhe alkooli.