Ish-lojtari i Brazilit, Hoze Alfatini, do të mbushë nesër plot 80 vjeç dhe ai ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ku ka folur për karrierën e tij. Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me personazhin e tij te filmi “Pele” dhe ai përgjigjet:
“Më vjen keq që më njohin më shumë nga ai film. Është plot me gënjeshtra. Është e vërtetë që në fund të fundit film është, por unë aty dal tërësisht ndryshe nga ç’jam në të vërtetë. Aty dalim unë dhe Pele fëmijë, por në të vërtetë e kam njohur vetëm pak ditë para se të niseshim për në Suedi për Kupën e Botës kur ai ishte 17 vjeç dhe unë 19. Jetonim 500 kilometra larg njëri-tjetrit. Mua më kanë nxjerrë sikur vija nga një familje e pasur, por ne ishim të varfër, kisha vetëm një bluzë që mamaja ma lante përditë. Para se të niseshim për në Kupën e Botës, mamaja e tij na tha “silluni mirë, jeni më të vegjlit aty”. E vetmja gjë pozitive në atë film është se më interpreton një aktor i bukur meksikan. Brazili i vitit 1958 dukej një skuadër nga Playstation, nuk gabonte pothuajse kurrë, fenomenale”, thotë Altafini.Ai komentoi dhe paraqitjen e lojtari të PSG-së, Nejmar duke thënë: “Të gjithë flasin për skenat e tij, por në 10 faulla, 8 janë të vërtetë. Ka pasur edhe ekzagjerime dhe kjo e kushtëzoi me Belgjikën. Nuk kërkoi penallti edhe atëherë kur ishte. Por do t’i bëhet mësim, duhet të kuptojë që duhet të tregohet më i përulur”.