Kunata e Liam Hemsworth, Elsa Pataky, ka folur troç për lidhjen e aktorit dhe është shprehur se ai meriton shumë herë më tepër sesa një vajzë si Miley Cyrus. Modelja spanjolle, e cila është e martuar me vëllain e madh të Liamit, Chris Hemsworth, theu heshtjen për ndarjen gjatë një konference për shtyp në Madrid këtë javë.

“Kunati im, epo … pas një marrëdhënie që i ka kushtuar 10 vjet është disi i mërzitur, por ai po përballet mirë, është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën”, tha ajo, sipas revistës “Hola!”. “Mendoj që meriton shumë herë më mirë”, shtoi ajo.

Duke folur për marrëdhënien e Liam me bashkëshortin e saj, ajo vazhdoi: “Gjithmonë gjen mbështetje në familje, dhe ai është bashkuar me Chris, i cili është aty për t’i dhënë gjithë forcën që i duhej”. Ky reagim ishte një veprim i befasishëm nga Elsa, i cili ka qenë mike e ngushtë me Miley-n, 26 vjeç, gjatë marrëdhënies 10-vjeçare të yllit të muzikës pop me Liam, 29 vjeç.

Ato madje bënë tatuazhe të ngjashmë si një kujtim për miqësinë e tyre. Miley dhe Elsa shpesh kalonin kohë së bashku në Australi, ku familja Hemsworths zotëron disa prona.Kunatat postonin foto bashkë në Instagram,  dhe u duk se kishin një lidhje të ngushtë pavarësisht nga diferenca 17-vjeçare në moshë.