Ish kryeministri Italian Matteo Renzi ka bërë publik planin e tij për tu larguar nga Partia Demokratike PD dhe formimin e një grupimi të ri në një lëvizje që mund të destabilizojë qeverinë e sapo formuar përmes koalicionit të dy forcave politike, lëvizja 5 Yjet dhe PD, të cilët, dikur ‘armiq’ të betuar, bashkuan forcat dhe i dhanë zgjidhje krizës disa mujore në Itali.

Në një intervistë për gazetën ‘La Repubblica’, Renzi tha se po largohet nga PD për të krijuar diçka të re, pasi ai mendon se partia që ai drejtoi që nga viti 2013 e deri në vitin 2018 nuk ka vision për të ardhmen.

“Pas shtatë vitesh zjarri miqësor – shpjegoi ish-kryeministri – Unë mendoj se duhet të kemi parasysh se vlerat, idetë dhe ëndrrat tona nuk mund të jenë objekt i mosmarrëveshjeve të brendshme”.

‘Rreth 30 deputetë, përfshi edhe Ministren e Bujqësisë, Tereza Bellanova, do t’i bashkohen partisë së re që ende nuk e ka një emër,” – tha Renzi

‘Më pëlqen kur më thonë se kam vdekur politikisht. Siç edhe ju e shikoni, jam ende gjallë dhe i ripërtërirë politikisht” – tha jo pa ironi ish kryeministri.

“Unë nuk kam asnjë problem personal me Zingaretti-n (lideri aktual I PD), ai ka një problem me mua”, tha Matteo Renzi, “ne kemi diskutuar gjithmonë dhe gjithmonë kemi ruajtur tonet e civilizimit. Sot Partia Demokratike është një tërësi rrymash dhe kam frikë se ajo do të jetë në gjendje për t’iu përgjigjur agresioneve të Salvinit dhe bashkëjetesës së vështirë me 5 Yjet”.

Renzi gjithashtu tha se “Dua të kaloj muajt e ardhshëm duke luftuar Salvinin. Ne bëmë një kryevepër taktike duke e vendosur Salvini në pakicë me mjetet e demokracisë parlamentare por populizmi i lig i tij duhet të mposhtet edhe në shoqëri”