Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron se protestat anti-qeveritare në Hong Kong duhet të shërbejnë si model frymëzimi për mbrojtjen e demokracisë dhe për shqiptarët.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ish-ministri i Jashtëm vlerëson qëndresën dhe rezistencën e qytetarëve të Hong Kongut ndaj masave anti-demokratike të qeverisë pro-kineze.

Shehu paralajmëron se Shqipëria dot po del nga binarët e demokracisë.

Kujtojmë që PD-ja dhe LSI-ja kanë propozuar për zgjidhjen e krizës politike mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe miratimin e Reformës Zgjedhore duke mënjanuar Komisionin Parlamentar që kryesohet nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Në këtë periudhë, liderët e opozitës jashtëparlamentit kërkojnë ta zgjidhin krizën me dialog.

Mesazhi i Tritan Shehut:
Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezoje!

Te luftosh per demokraci nuk eshte nje “shetitje” e lehte dhe e shkurter, por shume me e rende e tragjike eshte mungesa e saj, gje qe ne e kemi provuar qartesisht mbi “lekuren” tone.

Prandaj ajo lufte eshte nje “rrugetim” i detyrueshem per te gjithe ata qe aspirojne ne ate, qe besojne ne vlerat universale te saj, ne Demokracine e vertete, ate Perendimore.

Dhe ne Hong Kong-un e larget prej muajsh nuk pushojne protestat e perpjekjet popullore pikerisht per aspiraten e tyre te madhe, ate te Demokracise se vertete.

Pikerisht per kete Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezojete te gjthe ata qe besojne e desherojne te jetojne vetem nen demokraci.

Midis tyre pa dyshim jemi edhe ne shqiptaret, qe megjithese pjese e Perendimit, keto vite po dalim nga binaret e demokracise, sic ka ndodhur edhe vite a shekuj me pare ne historine tone kur dhuneshem u degdisem ne Perandorine Otomane apo ate Komuniste.

Prandaj ajo cfare po ndodh ne Hong Kong, ajo proteste e rezistence e forte, energjike, e zgjatur ne kohe, pa nderprerje, popullore, duhet e mund te jete jo vetem nje frymezim per ne, por dhe nje model qendrese e perpjekje per cfare aspirojme me shume, per Demokracine e Perendimin.