Ish kreu i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar me anë të një statusi në “Facebook” vizitën e kryeministrit Rama në Cërrik në kuadër të turit të llogaridhënies.

Shehu ka zgjedhur të kritikojë Ramën për punën e bërë në sistemin shëndetësor. Ai sjell shifra për gjendjen e shtretërve ku shkruan se  vendi ynë ka vetëm 2,2 shtreter spitalore për 1000 banorë- mesatarja europiane është 4.

Kujtojmë që sistemi shëndetësor ka pasur problematika të vazhdueshme, po të kemi parasysh menaxhimin e këtij sektori gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së.

Statusi i plotë: 

“Shakaja” e radhes e Kryeministrit me njerrezit dje ne Cerrik!
Deklaron se Shqiperia ka shume spitale!
Vendi yne ka vetem 2,2 shtreter spitalore per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4.
Per te mos folur me tej per cilesine e sherbimit te ofruar aty…,
Kemi 1,1 mjeke per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4,5.
Jane aktive te ne reth 200 specialitete mjekesore- ne vendet europiane jane reth 2000 te tilla.
Dhe per te treguar se po ben dicka, cakton orarin e punes se ambulances se Cerrikut e “laboratorit” te saj!!!
Ne fund promovon “zbulimin” e ri: analizat u realizokan vetem mengjez, me mire pa aguar akoma!!!
A nuk kishte aty ndonje laborante t’i shpjegonte metodiken e diapazonin e punes se laboratoreve??? /G.Gj/Lexo.al/