Dorëzimi i mandateve është një veprim i paprecedent në aspektin politik.

Kështu mendon Fabian Topollaj.

Sipas tij, problemin më të madh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me këtë vendim nuk e ka me reagimet e ndërkombëtarëve, por me popullin opozitar.

“Prej kohësh shqiptarët gjejnë si zgjidhje më të mirë që të largohen nga ky vend.

Por kjo tregon edhe që shqiptarët kanë pak besim tek opozita”, tha Topollaj për A2.

“Me këtë vendim, a do të mundë Basha të faktojë që është serioz në drejtimin e opozitës dhe përfaqësimin e popullit shqiptar.

PD po matet me vendimet e veta.

Kjo është një vendimmarrje shumë e vështirë dhe ndan me një fije të perit rënien në greminë të opozitës, apo fuqizimin e saj.

Por sot opozita është e dobët, që nuk besohet masivisht nga publiku shqiptar, prandaj fjalët duhet t’i ketë të matura”, vijoi ai.