Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, ka bërë ironi me zgjedhjet e Partisë Demokratike për Këshillin Kombëtar. “Më në fund doli proces-verbali i KK.Pd

Votuan 4919 demokrat !! Pas një nate pa gjumë në pritje të rezultatit, tani do fle i qetë. Mes 220 emrave fitues ishin dhe Mali, Abi,Vana, Shpresa, Meti, Muli, Beni, Lloni, Gazi, Goni, Çimi, Cufja dhe Tani… se harrova dhe Jemini!

Urime elitës së “Re” politike. Të dashur demokrat: Çdo ditë shoh qartë e me qartë, e vuej thellë e ma thellë…”, shkruan ai.(TemA)