Sulmuesi spanjoll, Isco mund të largohet nga Real Madridi pasi që e sheh veten periferik nën urdhrat e trajnerit më të ri, Santiago Solari 26 vjeçari ishte njëri prej lojtarëve startuar nën urdhrat e Julen Lopeteguit, por ka dështuar që të jetë njëri prej më të mirëve pasi spanjolli u shkarkua.

Solari preferon sistemin 4-3-3, një sistem direkt të cilit nuk i përshtatet Iscos-me ish lojtarin e Malagas që ka luajtur vetëm 210 nga 810 minutat e mundshëm që nga emërimi i trajnerit të ri.

Tensionet janë rritur në mes të dy palëve dhe mendohet që një vendim mund të bëhet në fund të këtij muaji dhe ata të ndahen pas pesë viteve lidhje.