Isa Mustafa është rikonfirmuar sërish në krye të LDK-së edhe për katër vjet. Mustafa ka qenë i vetmi kandidat, ndonëse Fatmir Sejdiu ka shprehur interes për të garuar. Siç raportojnë mediat kosovare, Sejdiu nuk është lejuar që të kandidojë pasi nuk ka pasur nënshkrimet me firma nga pjesë më e madhe e delegatëve.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Kosovës ka mandatin e tij të tretë në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.