Çanta e bllokuar në kufi ishte e tyrja dhe për pasojë ata u mbajtën shumë orë nga Policia e Shtetit të bllokuar. Por tifogrupi nga Prishtina, “Plisat”, reagojnë nëpërmjet një postimi zyrtar në faqen e tyre në Facebook, se çdo gjë ishte brenda rregullave.

“Plisat” deklarojnë se materialet piroteknike kanë qenë të shoqëruara me kuponin tatimor dhe në asnjë çast nuk është tentuar fshehja e tyre. Tifogrupi shton se gjithçka ishte e destinuar për spektaklin në rrugët e qytetit përpara hyrjes në stadium.