Investitorët britanikë kanë shprehur interes për rritjen e investimeve të huaja në qarkun e Vlorës.

Kjo u konfirmua gjatë një vizite në Londër të kryetarit të këshillit të qarkut Vlorë, Ervis Moçka, me ftesë të Dhomës Britanike të Tregtisë.

Kryetari i Këshillit të Qarkut, Ervis Moçka zhvilloi një takim me një nga studiot më të mëdha, përfaqësuese të bizneseve më të mëdha ndërkombëtare me seli qendrore në Londër.

Kryetari i këshillit të qarkut Vlorë, Moçka i njohu përfaqësuesit e bizneseve me lehtësirat fiskale dhe legjislative për investimet strategjike në turizëm dhe energji, gjë që ngjall shumë interes, në veçanti për investimet në lidhje me aeroportin e Vlorës, investime në fushën e hotelerisë dhe resorteve turistike me 5 yje në qytetin e Vlorës dhe Sarandës, si dhe investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme.

Po ashtu, ai zhvilloi një takim në Parlamentin britanik me një grup deputetësh, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Në kuadër të kësaj vizite, dje u zhvillua një takim midis kryetarit të këshillit të Qarkut Vlorë dhe kryetares së këshillit Daryl Brown dhe zëvendëskryetari – Cllr Sue Fennimore.

Takimi u fokusua mbi potencialet turistike të Shqipërisë dhe në veçanti qarkut të Vlorës.

Pala britanike shfaqi interes dhe mbi prodhimet tradicionale bio, mbi të cilën u ra dakord që të ofrojë pa kosto, akses në tregun më të madh në Londër për 7 produkte tradicionale shqiptare.