Kryetarja e bashkisë Patos Rajmonda Balilaj ka dhënë një intervistë për ERTV ku ka folur për investimet që do të kryhen në këtë qytet.

Balilaj është shprehur se “punët transformuese kanë vazhduar pas 30 qershorit dhe përgjegjësia që kemi marrë mbi vete është e madhe dhe pritshmëria e komunitetit është akoma më e madhe. Sot jemi në shkollën 9-vjeçare dhe të mesme “Mustafa Matohiti” në të cilën po punohet pë rikonstruksionin e shkollës, palestrave dhe ambjenteve të brendshme dhe kthimin e kësaj shkolle në një godinë bashkëkohore.”

Gjithashtu Balilaj tha që edhe në shkollën 9 vjeçare “Meleq Gostinishti” janë shtuar ambjentet sportive dhe është kthyer në një institucion dinjitoz.

Nga ana tjetër kryeministri Rama në përshkrimin e intervistës thekson se:

Investimet në arsim, investime për Shqipërinë e gjeneratës tjetër

Me Rajmondën, Kryetaren e Bashkisë Patos, shohim nga afër punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjeçare dhe të mesme në lagjien “Mustafa Matohiti”, që do të kthehet nga një godinë e amortizuar, në një godinë të standardeve bashkëkohore👍

Hapësirat për mësimdhënien dhe aktivitetin sportiv janë shtuar edhe në shkollën 9 vjeçare “Meleq Gostinishti”, e transformuar në një institucion dinjitoz që këtë vit i ka pritur të rinjtë me klasa të reja e të standardeve europiane👏

ERTV Live😊: Investimet në arsim, investime për Shqipërinë e gjeneratës tjetër 🇦🇱Me Rajmondën, Kryetaren e Bashkisë Patos, shohim nga afër punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjeçare dhe të mesme në lagjien “Mustafa Matohiti”, që do të kthehet nga një godinë e amortizuar, në një godinë të standardeve bashkëkohore👍Hapësirat për mësimdhënien dhe aktivitetin sportiv janë shtuar edhe në shkollën 9 vjeçare “Meleq Gostinishti”, e transformuar në një institucion dinjitoz që këtë vit i ka pritur të rinjtë me klasa të reja e të standardeve europiane👏

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 14. November 2019