Me anë të një postimi në “Twitter, Kryeministri Rama ka lajmëruar shkëputje të përkohshme nga fushata për zgjedhjet e 30 qershorit. Ka qenë pikërisht Forumi i prestigjozes Financial Times- Investimet në Ballkanin Perëndimor, arsyeja për një shkëputje të shkurtër nga aktivitetet e fushatës elektorale. “Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”- ka shkruar Kryeministri.

Postimi i plotë: Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman👊