Transparenca ndaj parave publike ka ngjallur mjaft kritika në vend, duke e konsideruar si një standard që duhet të ndiqet me të gjithë politikanët e vendit për të ditur se si shpenzohen taksat e shqiptarëve. Pjesë e gazetarisë hetimore është bërë edhe veprimtaria e ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani gjatë kohës që drejtonte këtë institucion. Përfundimet operative nga analizimi i të gjitha të dhënave që “TiranaNews” disponon, konkludojnë se ish funksionari i lartë gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka shpërdoruar fondet ku ka përdorur para publike për t’u veshur. Referuar dokumentacioneve që po pasqyrojmë më poshtë, Manjani ka përdorur kostum luksoz të paguar nga buxheti i shtetit jashtë çdo parashikimi ligjor. Ndërkohë, pjesë e shkeljes flagrante është fakti ku për një takim dy ditor, ka zgjedhur që të qëndrojë gjashtë ditë pa paraqitur asnjë arsye apo justifikim.

Nga TiranaNews

Kronologjia e ngjarjeve nis më 3 Tetor 2016, ku ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sipas ftesës së ministrit britanik Z. Michael Gove, ka konfirmuar pjesmarjen në ceremoninë e përvitëshme të hapjes së vitit ligjor në Londër. Ishte një ftesë që ish kreu i këtij institucioni ju përgjigj pozitivisht duke angazhuar një pjesë të madhe strukturash që të merreshin me organizimin e fluturimit, veshjet dhe akomodimit të tij dhe stafit shoqërues.

Sipas axhendës së përcaktuar nga organizatorët, aktiviteti fillon me shërbimin Tradicional në “Westminster Abbey” me datë 3 dhe 4 Tetor 2016, në orën 11:30 dhe vijon me një pritje të ministrit britanik në Hollin e Westminster në pallatin e Westminster ( Westminster Palace). Vetëm kaq parashikohet nga kqyrja e të gjitha dokumenteve zyrtare duke shënuar fillimin dhe fundin e aktivitetit dy ditor.

4 ditë pushime me para publike

Sipas Urdhërit nr. 5793/3, dt 20.09 2016 “Për mbulimin e shpenzimeve lidhur me vizitën zurtare të Ministrit të Dretësisë, me ftesë të Ministrit të Dretësisë të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të ceremonisë për “Hapjen e vitit ligjor për Anglinë dhë Wellsin’’ që do të zhvillohet në dt 3 Tetor 2016, në Angli, Londër”, aktiviteti ishte përcaktuat të zhvillohej brenda 24 orëve.

Duke ju referuar po këtij Urdhëri, titullari i institucionit Ylli Manjani dhe shoqëruesit e tij, duhet të niseshin më datë 01.10.2016 dhe përfundonin shërbimin më dt 07.10.2016, pra duke përcaktuar gjashtë ditë shërbim për një aktivitet që zgjat veç 2 ditë.

Nga analizimi që “TiranaNews” i bëri dokumentacioneve, Manjani nuk ka paraqitur asnjë arsye për të zgjatur qëndrimin e tij me katër ditë duke e lënë të mistershme aktivitetin e tij gjatë këtij harku kohor.

Sipas faksimileve, Ylli Manjani dhe shoqëruesit e tij kanë qëndruar 6.5 ditë duke përfituar dhe dietën për 6.5 ditë x 80 € = 520 €, duke marr 360€ më shumë se sa shuma që duhet të akordohej pa llogaritur koston e hotelit.

Ndërkohë, nëqoftës pjesëmarrja do të ishte për dy ditë sipas ftesës dhe axhendës së organizatorëve, vlera e djetës do të ishte 2 ditë x 80 € = 160 € dhe jo 520 €

Ndryshe nga sa ishte e nevojshme, delegacioni ishte i përbërë dhe nga tre persona nga kabineti i tij të cilët kanë qëndruar po gjithashtu pesë ditë jashtë çdo nevoje. Përpos aktivitetit, në të gjitha dokumentet e paraqitura, Manjani dhe stafi i tij nuk kanë sqaruar dhe justifikuar ditët e tjera të qëndrimit.

Nga një llogari e thjeshtë që TiranaNews bën rezulton se:

Djeta 15 ditë x 50 € = 750 € djeta.

Qera kostumesh 136 €.

Kuotë aplikimi 946 €

Sipas analizimit të dhënave, nëqoftëse pjesmarja do ishte për dy ditë sipas rregullorave, për stafin vlera e djetës do ishte 2 ditë x 50 € x 3Persona = 300 € dhe jo 750 € )

Nëse në Fack Cheking që po bëjmë lidhur me këtë çështje, do të shtojmë edhe koston e hotelit dhe akomodimit, shpenzimet janë shumë herë më të larta duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të pajustifikuar financiar.

Kostumi i Manjanit me paratë e taksapaguesve shqiptarëve

Që një zyrtar i lartë, të vishet me para publike është një shkelje e patolerueshme për ligjet e vendit që s’mund t’i lejohet aq më tepër një funksionari të Ministrisë së Drejtësisë. Por siç duket, kjo nuk e ka penguar ish ministrin Ylli Manjani për të marrë një kostum me qera dhe këtë shpenzim për t’ja faturuar taksapaguesve shqiptarë.

Qeraja e kostumit për këtë aktivitet është porositur nga Drejtori i Kabinetit të ish ministrit, por nga fotografitë e publikuara të këtij eventi, duket qartë ish ministry Ylli Manjani i cili mban të veshur kostumin ceremonial FRAK.

Askund nuk sqartohet se pse në dokumentacione është llogaritur si kostum që do të vishej nga ish drejtori Enton Lita dhe në realitet është veshur nga Manjani.

Nisur nga kjo, me urdhërin Nr 5793/3 datë 20/09/2016 për vizite zyrtare në Mbretërine e Bashkuar, është bërë pagese shuma prej 136 € për qera kostumesh.

Shkelja qëndron në faktin se “Referuar Udhëzimit Nr 22 dt 10.07.2013, mbi zbatimin e vendimit Nr. 870, date 14.12.2011 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin financiar të punojësve që dërgohen me shërbim jashte vendit” , pika 10 si dhe Udhëzimin Nr 22 datë 10.07.2013 pika 9, këto shpenzime nuk mbulohen nga shpenzimet e institucionit, por nga vete punonjesi.

Ndërkohë në këtë rast janë mbuluar nga Institucioni i Ministrisë së Drejtësisë duke ja faturuar shpenzimet personale, parave publike.

Nga burime të sigurta, mësohet se marrja me qera e këtij kostumi është gjetur gjithashtu si shkelje edhe nga Auditi i Ministrise së Drejtësisë.

“Tirana News” disponon të gjithë dokumentacionin si edhe fotografitë e veshjes së Manjanit, dhe në emër të transparencës dhe vërtetësisë me qytetarët po e ve nëdispozicion.