Sipas mediave italiane, Interi ka siguruar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Matteo Darmian nga Manchester United.

Emri i 29-vjeçarit ishte lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi, por tani mësohet se Interi është destinacioni i italianit që ka shpenzuar katër sezone në “Old Trafford”.

Conte luan me 3-5-2, skemë ideale ku Darmian do të ishte përshtatur shumë mirë.