Instagrami do të fshehë numrin e pëlqimeve në postimet në disa vende, duke përfshirë Australinë dhe Japoninë, për të “hequr presionin” mbi përdoruesit. Sigurisht që kjo nuk do t’ju pëlqejë atyre që marrin shumë “like” dhe mburren me to!

Gjithsesi, kjo do të thotë se përdoruesit do të shohin një emër të një shoku/shoqeje “dhe të tjerët” poshtë postimeve, në vend të numrit të pëlqimeve. Ky vendim vjen pas disa shqetësimeve sipas të cilave, platformat e mediave sociale mund të kontribuojnë në vetëvlerësim të ulët dhe ndjenjën e pamjaftueshmërisë te të rinjtë.

Instagrami ka nisur një gjyq për të arritur këtë gjë dhe testi i postimeve pa pëlqime po kryhet në Australi, Zelandën e Re, Irlandë, Itali, Japoni dhe Brazil, njofton BBC. “Shpresojmë që ky test të largojë presionin që të krijojnë pëlqimet në një postim, kështu që ju mund të përqendroheni në publikimin e gjërave që doni”, tha në një deklaratë Mia Garlick, drejtuese e politikës së Facebook në Australi dhe Zelandën e Re.

“Qëllimi është që përdoruesit të ndihen më pak të gjykuar dhe të shohin “nëse ky ndryshim mund të ndihmojë njerëzit të përqendrohen më pak te pëlqimet dhe më shumë në tregimin e historisë së tyre”, shton ajo. Instagram-i bëri me dije se testi nuk do të ndikojë në mjetet e matjes për bizneset, dhe përdoruesit mund të shohin ende listën e njerëzve që kanë pëlqyer duke klikuar në të.

Do ta donit dhe ju këtë ndryshim?