Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter më 26 nëntor. Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare dërguan menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihmë materiale.

Inxhinierët ndërkombëtarë dhe shqiptarë punojnë së bashku për të vlerësuar dëmet në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Në një video të publikuar nga Kryeministri Edi Rama inxhinierët ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë ndajnë së bashku eksperiencat e tyre për të vlerësuar banesat e dëmtuara.

Josh Macabuag, makinizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së duke falënderuar inxhinierët ndërkombëtarë dhe të gjithë vlerësuesit shqiptarë, që kanë punuar me partnerët ndërkombëtarë, për të koordinuar dhe udhëhequr vlerësimin e dëmeve, thekson se “ne marrim inxhinierët shqiptarë dhe inxhinierët ndërkombëtarë formojmë grupe dhe i dërgojmë në terren”.

Por, vijon Macabuag, inxhinierët ndërkombëtarë nuk janë gjithnjë të disponueshëm për tu bashkuar, ndaj pika kyçe e punës është të trajnojnë dhe të rrisim besimin e inxhinierëve shqiptarë, që kur të mos ketë inxhinierë ndërkombëtarë ata ta bëjnë punën vetë.

“Përparësia kryesore për këtë vlerësim të dëmeve është siguria e jetës, mbrojtja e njerëzve. Gjëja e rëndësishme këtu është që ju erdhët dhe patë me përvojën tuaj, testuat, nuk përdorët pajisje, nuk bëtë asgjë të veçantë, po përdorni përvojën tuaj si inxhinierë për të parë, për të kuptuar dhe pastaj për t’ia shpjeguar familjes që t’i ktheni shpresën”, – theksoi Macabuag.