Pak ditë më herët Presidenca ofroi informacion për mediat në lidhje me shpenzimet e presidentit për udhëtime jashtë vendit. Por këto nuk janë të vetmet, pasi miliona lekë harxhohen dhe për evenimente të tjera.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Open Data Albania”, nga shtatori i vitit 2017 e deri më sot, institucion i Presidencës ka shpenzuar 330 milionë lekë për pritje dhe përcjellje.

Pra bëhet fjalë për takime të ndryshme që kanë ndodhur në Presidencë. Presidenti Meta ka zhvilluar ceremoni takimesh nga më të ndryshmet, por të gjitha mbulohen nga buxheti i shtetit.

Sipas një artikulli të publikuar nga gazeta SOT “në dy vite, janë kryer rreth 270 takime në Presidencë dhe për to janë bërë transaksione thesari. Një ndër transaksionet e fundit që ka bërë Presidenca në këtë aspekt është me vlerë 169.000 lekë. Vlerat e aktiviteteve variojnë nga 3,000 lekë, e shkojnë deri në 232,480”.

Pra këtu përfshihen takime dhe evenimente të ndryshme. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se kosto ka dhe dhënia e dekoratave. Bujar Nishani ishte ai që theu çdo rekord për dhënie dekoratash, ndërsa dhe presidenti Meta nuk është se i ka kursyer.

Sipas transaksioneve, rezulton se për shërbime speciale, ku parashikohen dhurata, blerje dekoratash, lule e elemente të tjera, janë shpenzuar në total në dy vite, plot 111 milionë lekë të vjetra. Më konkretisht, në muajin gusht kemi pasur 3 transaksione.

Në datën 21 gusht janë tërhequr nga dega e thesarit 25.500 dhe 87 mijë lekë për blerje dekoratash. Po ashtu ka shumë shpenzime që shkojnë për fotografi, orkestër dhe shërbime të tjera. Nëse shohim transaksione te thesarit, shumica e institucioneve, përfshirë dhe Presidencën, i shpenzojnë paratë për udhëtime, takime dhe evenimente.

Por edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk mbeten pas përsa u përket shpenzimeve.

Në bazë të ligjit, ata përfitojnë dieta, rimbursim karburanti e telefoni. Në këtë aspekt Kuvendi ka disbursuar për vitet 2015-2019, plot 3.471.486.683.00 lekë të reja. Vlera më e madhe që iu është rimbursuar deputetëve për lëvizjet e tyre në rrethet e Shqipërisë është 7.004.660 lekë.

Kompensimi është kryer në datën 23 korrik të vitit 2018. Më pak se 7 milionë lekë të reja për katër vjet janë kompensuar në 23 nëntor të 2018, ku nga Kuvendi janë dhënë për deputetët 6.122.331 lekë të reja. Më pas vijojnë shifrat e 5.061.009 lekëve, 4.854.661 lekëve, 1.921.649 lekëve, etj..

Përveç kompensimeve për udhëtimet brenda vendit, deputetët kanë përfituar gjatë periudhës 2015-2019 rimbursime edhe për honoraret. Ligjvënësit kanë përfituar 8.500 lekë të reja në 28 mars të 2019. Kjo vlerë është e paguar nga Kuvendi për anëtarët një komisioni ad hoc.

Një tjetër pagesë e bërë nga Kuvendi në formën e honorarëve është për përkthyesit. Vetëm në datën 28 dhjetor të 2018 për ta janë paguar 11.900 lekë të reja,