Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së ish- Presidentit H.W.Bush që u nda nga jeta pak orë më parë.

“Ndjehem thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41 të SHBA, ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë”, shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë:

Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41 të SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve. RIP. (Lexo.al)