Gazetari Klinton Zeqiraj ka qenë i ftuar sëfundmi në emisionin “Why Not” të Roza Latit në Ora News, ku ka folur ndër të tjera edhe për punën e tij në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Gjatë intervistës Roza e ka pyetur gazetarin se a ka hasur ndonjëherë vështirësi gjatë punës së tij.

“Po përshmembull kur dal në terren, njerëzit më shohin shumë çuditshëm, ose kur ju bëj unë ndonjë pyetje provokuese, më kanë thënë ik oreee pirdhu, ik e mos na çaj …”- tregon duke qeshur në fund gazetari.

E në fund ai thotë që ka pasur shumë raste të tilla, por që i ka kaluar me sportivitet dhe se nuk i ka problem aspak.