Sipas gazetës “Wall Street Journal” Donald Trump ka nisur seriozisht ta konsiderojë idenë e blerjes së Greoenlandës nga Danimarka.

Presidenti amerikan ka folur disa herë me këshilltarët e tij dhe ka urdhëruar të hulumtohet me seriozitet mundësia e blerjes së shekullit.

Interesimi i presidentit amerikan lidhet me burimet natyrore dhe rëndësinë gjeopolitike të ishullit.

Kureshtja e Trump për Groenlandën u ngjall kur një nga bashkëpunëtorët e tij, gjatë një darke në pranverën e kaluar do t’i thoshte presidentit se blerja do të ishte e favorshme, duke theksuar avantazhet ekonomike të një operacioni të tillë financiar.

Lajmi vjen ndërsa Trump po përgatitet të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore në Danimarkë, ku ai do të takohet kryeministrin Mette Frederiksen dhe do të marrë pjesë në një darkë shtetërore të organizuar nga Mbretëresha Margrethe II në 2-3 Shtator.

Tema e takimit do të përqendrohet, ndër të tjera, në Grenlandë, ku Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar disa baza ushtarake dhe stacione moti që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sidoqoftë, hipoteza e një oferte për ishullin është pritur me pak seriozitet në Danimarkë. Lars Lokke Rasmussen, kryeministër deri në qershor dhe tani drejtues i opozitës, ka shkruar në Twitter se ideja e Trump “duhet të jetë një shaka e 1 Prillit”, edhe pse është jashtë sezonit.

Trump nuk është presidenti i parë që e shikon Groenlandën me interes. Në vitin 1946 Harry Truman i propozoi Danimarkës të blinte ishullin për 100 milion dollarë, por oferta e tij u refuzua.