Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton mund të na jetë dukur gjithmonë shumë serioze dhe e përmbajtur, mirëpo ajo tjetërsohet kur preken fëmijët e saj. Së fundmi, moderatori Greg James në “BBC Radio 1” bëri disa batuta për princeshën Charlotte, lidhur me ditën e saj të parë në shkollë, duke iu referuar disa fotove që qarkulluan në rrjet.

“Kush dreqin shtrëngon duart me mësuesen në ditën e parë të shkollës?”- u shpreh James, mirëpo kjo fjali i ka kushtuar shtrenjtë moderatorit.

Kate dhe William e kanë thirrur moderatorin në pallatin mbretëror për t’i kërkuar shpjegime. James i ka tërhequr fjalët që tha për princeshën Charlotte, duke i kërkuar ndjesë çiftit mbretëror.