Prej disa muajsh është zbuluar se Olsi Bylyku po jeton një histori të bukur dashurie me një vajzë jo të famshme për publikun. Ajo quhet Egli dhe çifti u fotografuan për herë të parë bashkë gjatë prej premierës së filmit “2 gisht mjaltë”.

E që prej asaj dite, Olsi nuk i kursen fotot, por edhe dedikimet romantike për të dashurën e tij.

Siç e dime të gjithë Olsi merret dhe me muzikë dhe në shumicën e këngëve që ka publikuar bën rep, ai madje ka zbuluar se në shkrimin e teksteve e ndihmon dhe e dashura.

Së fundmi, humoristi ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit i cili shihet së bashku në makinë me të dashurën e tij e cila na ka habitur të gjithëve me një talent të saj të cilin nuk e dinim.

Në videon e postuar shfaqet Egli në makinë ndërkohë që këndon pjesën e repit të këngës së njohur “Rio” të Ledri Vulës dhe na ka lënë pa fjalë e cila mesa duket qenka një rrepiste shumë e mirë