Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu përballë gazetareve Klodiana Lala dhe Artan Hoxha per te folur ndër të tjera edhe për ceshtjen e të miturit Alvin Berisha i tërhequr tashmë nga kampi sirian ku ndodhej prej 5 vitesh.

I pyetur nga gazetarër Lleshaj i eshtë përgjigjur të gjitha aludimeve për rëndësinë e pjesemarrjes së tij në operacionin e shpëtimit të 11-vjecarit. “Prania ime, ka qenë e nevojshme për mbeshtetjen e të gjithë autoriteteve që morën pjesë ne operacion, shqiptare dhe të huaj” – eshtë shprehur Ministri. “Përgjigja ime eshtë fakti që djali u shpëtua dhe ndodhet pranë familjes së tij tani”- ja thene gjithashtu Lleshaj.