Moderatorja Dajana Shabani ka zbuluar se fotot e saj janë keqpërdorur nga një tjetër person.

Në një postim në Instastory, Shabani ka publikuar një foto ku shihet ajo në aplikacionin “Tinder”, aplikacion ku kërkohen partnerë për Aventura, por me pseudonimin Frensis.

Krahas këtij postimi, moderatorja betohet se do ta gjejë vajzën në fjalë dhe do t’ja bëjë anatominë në Lushnje.

“Frensis, nëse të gjej do ta kuptosh si mudn të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke e fakultetit të mjekësisë, do të ta shpjegoj anatominë në Lushnje,”– shkruan Shabani krahas postimit.