Sinoptikanët kanë parashikuar një mot tepër të nxehtë ditën e sotme, i cili me gjasa do të vazhdojë deri të martën. Sipas parashikimeve, në disa zona të Shqipërisë temperaturat do të arrijnë edhe në 40 gradë.

Në zonat bregdetare temperatura minimale pritet të jetë 22 gradë celsius, ndërsa maksimalja 37 deri në 40 gradë celsius. Këtë të dielë, era do të fryjë e lehtë deri në mesatare vetëm në disa zona të vendit.