Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, Eni Koçi hodhi në treg këngën e saj më të re me titull “Sekreti”. Kënga u publikua në Youtube dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut. Por duket se diçka nuk paska shkuar mirë dhe kënga është fshirë.

Pak më parë Eni ka treguar nëpërmjet një postimi në Instastory se për shkak të një sulmi pasigurie kënga është fshirë, megjithatë do të hidhet sërish shumë shpejt.

“Për shkak të një sulmi që patëm kënga “Sekreti” do të hidhet sërish në kanalin “Black Fish Entertaiment”. Për shkak se ky kanal është tepër i mbrojtur”, shkruan Eni. “Sekreti” mban vulën e partnerit të saj Gencit, dhe në klip Eni shfaqet me një model mjaft tërheqës.