Swimsuit 2014: Cook Islands Chrissy Teigen Beach/Rarotonga, Cook Islands, New Zealand 10/29/2013 X157130 TK4 Credit: James Macari

E dinit që Chrissy Teigen ka një problem të madh me këmbët e saj? Modelja mendon se ka këmbë të shëmtuara dhe i fsheh gjithnjë kur pozon në foto, po me sa duket në postimin e fundit kjo gjë i ka shpëtuar. Në një intervistë të dhënë për Ellen DeGeneres vitin e kaluar, Chrissy tha se këmbët e saj janë aq të shëmtuara saqë e shkruan këtë në kontratë, ku kërkon që të punohen me Photoshop ose të jenë të fshehura diku.

“Unë kam këmbë xhungle aziatike, ashtu siç duhen për t’u ngjitur në pemë”. Kur Ellen u përpoq t’i shihte me vëmendje, Chrissy u ul në gjunjë dhe u mundua t’i fshihte me një teknikë që funksionoi vërtet. Por tashmë, në një postim të fundit, modelja ka harruar një detaj! Teksa i bënte foto qenit të saj që po flinte për shtatë palë qejfe, ajo harroi dhe fotografoi dhe gishtat e saj!

Me pas pamë, gishtat e Chrissy-t duken goxha të mëdhenj, por jo ndonjë hata për t’u shqetësuar apo jo?!