Alvaro Morata po kujdeset të rikthehet përsëri në formën e dikurshme, teksa punon fort në stërvitje me Atletikon.

Megjithatë sulmuesi nuk kujdeset vetëm jashtë fushave, por një përkujdesje të veçantë tregon edhe jashtë tyre.

Prej 2 vitesh Morata është në një lidhje me modelen nga Venecia, Alisia Kampielo, me të cilën ka edhe dy binjakë. 27-vjeçari është shumë xheloz për partneren e tij, teksa diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë futbollisti.

Në një intervistë të dhënë së fundmi lojtari është shprehur se çdo mesazh që i vjen bashkëshortes së tij, e lexon edhe ai vetë. “Çdo mesazh privat që i vjen Alisias në rrjetet sociale, e lexoj edhe unë”.