Glory Obibo, një nënë 29 vjeçare, me origjinë nigeriane dhe banim në Treviso të Italisë, vendosi të sakrifikojë jetën për të bijën Greta.

Gruaja ishte në javët e para të shtatzanisë ku r zbuloi se kishte tumor në gjoks. Për të mos rrezikuar të humbiste bebushen e saj, Glory hoqi dorë nga kurat që do mund t’i shpëtonin jetën.

Arriti ta çonte deri në fund shtatzaninë dhe mundi të shihte vogëlushen Greta, por tre muaj pas lindjes, vdiq.

Doktorët, gjatë nëntë muajve të shtatzanisë i dhanë ilaçe kimio-terapie jo shumë të forta, në mënyrë që të mos dëm tonte fetusin. Pas lindjes, gruaja pranoi të bënte kura më aggressive, por nuk rezultuan të mjaftueshme për ta shpëtuar.

“Ajo i mbrojti të gjithë deri në fund, duke i mbajtur brenda vetes frikën dhe vuajtjet-shpegoi bashkëshorti i intervistuar nga ‘La Tribuna’ – këtë e bëri për të sjellë në jetë vajzën tonë.

Tani kam në duar një diamante që do ta rris me gjithë forcën dhe këmbënguljen që kishte ajo. E donte shumë vajzën tonë dhe inistoi për të , si të ishte në kushte normale. Kur pamë për herë të parë sytë e vajzës sonë, ishim çifti më i lumtur në botë”