Departamenti Europian për Ndihma Humanitare ka dërguar në Shqipëri përfaqësuesit e vet për të parë nga afër pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

I dërguari i Departamentit Europian ka theksuar përmes një videoje se, shqiptarët po i përballojnë mirë pasojat që tërmeti la pas, ndërsa thekson se po e marrin veten shpejt.

“Jam Ludovico. Jam me skuadrën e Departamentit Europian për Ndihma Humanitare në Shqipëri. Jam në Durrës. Kam këtu që nga dita e parë dhe është mbresëlënëse të shohësh sesi njerëzit po përballen me këtë tragjedi dhe po e marrin veten shpejt”, theksoi ai.

“Kolegu ynë Ludovico ka qenë në Shqipëri prej ditës së parë pas koordinimit të Departamentit Europian, për t’iu përgjigjur tërmeteve që goditën vendin javën e fundit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Departamentit të Europës për Ndihma Humanitare.