Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim është kapur nga Policia e Durrësit. Në pranga ka rënë shtetasi Eqerem Dërvishi, banues në Maminas, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

53-vjeçari është dënuar me 5 vite burg nga drejtësia e vendit fqinj për ‘Përdhunim’.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

• Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.