Hygerta Sako është padyshim një ndër moderatoret më të spikatura të ekranit.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ajo është munduar që jetën private ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së mediave.

Pak javë më parë e ftuar në një emision televiziv, moderatotja u shpreh se nuk ishte në një lidhje. Mirëpo, duket se ka ardhur koha për të mos mbajtur më të fshehta. Moderatorja ka nisur një lidhje të re, dhe një gjë të tillë e ka zbuluar në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka ndryshuar statusin e saj në Facebook, duke e bërë “në një marrëdhënie”. Teksa ka treguar se nuk është më beqare, Hygerta sigurisht që ka pritur edhe urimet nga miqtë e saj.