Nga Mero Baze

Beteja për hapjen e bisedimeve të Bashkimit Evropian me Shqipërinë, tanimë nuk është mes Brukselit e Shqipërisë, por mes Brukselit në një anë dhe Parisit e Amsterdamit në anën tjetër. Thirrja e sotme e zyrtarëve dhe përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian, drejtuar vendeve anëtare për të votuar hapjen e bisdimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, është ilustrim I kësaj beteje.

Shqipëria dhe Maqedonia po presin 18 Tetorin, të pafuqishme për ta ndryshuar fatin e tyre, duke qenë në dorë të Francës, e cila këkron të ndal hovin e zgjerimit të Evropës dhe në dorë të Hollandës, që ndjehet e bezdisur nga vende si Shqipëria.

Votimi në Bundestang pro Shqipërisë e Maqedonisë, dhe izolimi I problemit tek Franca dhe Hollanda, e kthejnë 18 tetorin më shumë një ngjarje për Bashkimin Evropian, se sa një ngjarje për dy vende të Ballkanit Perëndimor.

Por përtej kësaj, në Shqipëri opozita po përpiqet të ndryshoj humorin rreth negocitave, sipa slajmeve të mira apo të këqija që dëgjon.

Ajo po i bashkangjitet dështimit të mundshëm të hapjes së bisedimeve si një ngjarje shqiptare, njësoj si vrapoi ti bashkangjitej suksesit, pas votimit pro nga Bungestangu. Lulzim Basha I cili shpreson deri në fund tek “Jo” e Hollandës që është edhe atdheu I gruas dhe fëmijëve të tij, tha sot se nëse Holanda dhe Franca thonë, “Jo” për Shqipërinë, atëhere qeveria shqiptare është përgjegjëse për mos hapjen e bisedimeve.

I njëjti person një javë më parë, kur Bundestangu votoi për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse ka lobuar me pare dhe lobistë politik për ta bllokuar, pa pikë turpi doli e tha, se Bundestangu votoi pro, pasi PD dhe ai ishin përpjekur që ta bindnin.

Tani që hapja e negociatave nuk është më në dorë tonë kjo është e qartë. Bile siç po shikohet nuk është më, as në dorë të Brukselit, por të dy kryeministrave të dy vendeve të Bashkimit Evropian. Ndaj dhe realisht nuk ka nevojë më për debat të brendëshëm. Mjafton që bisedimet po hapen në vitin 2019 për tu ndjerë të gjithë përgjegjës.

Por meqë Basha nuk rri dot pa folur, ai duhet ta ndaj këtë punë, nëse është nga ata që luftojnë për tu hapur negociatat, apo ata që lobojnë për të kundërtën. Meqë bëri sikur kishte lobuar pro në Gjermani, kur Budnestangu vendosi të hap dritnë jeshile, le të hidhet ca ditë në Hollandë, se me këtë rast vadit dhe lulet tek shtëpia e tij dhe ti bind holandezët, që nuk jemi vend kriminelësh, dhe Hollanda të mos na bllokoj.

Kështu ikën dhe ai fiksimi që kanë në Holandë se ne cojmë atje vetëm kriminelë, pasi ka dhe familje si ajo e Lulzim Bashës.

E di që është kërkesë e tepëruar, pasi Holanda i merr vendimet për llogari të vetat, por opozita ta ndaj mendjen se si duhet të sillet me këtë histori. Lulzim Basha një ditë bënë sikur gëzohet që u hapën negociatat e një ditë që gëzohet realisht, kur I duket sikur nuk do hapen. Edhe nëse ndodh të na bllokoj Franca e Hollanda, edhe nëse na jep dritë jeshile, ne nuk kemi më asgjë në dorë. As opozita nuk prishë dot punë më shumë se ka prishur. Ndaj është më mirë ta shijoj në heshtje gëzimin nëse Holanda e Franca na bllokon dhe ta kafshoj gjuhën nëse na japin dritë jeshile. Se të paktën nuk duken qesharakë.