Manchester City humbi ditën e ndeshjme në mënyrë surprizë nga Norwich City me rezultatin 3-2. Ekipi i ardhur nga Championshipi thuajse ishte i dorëzuar para sifdës ndaj kampionëve, pasi kishte 10 mungesa. Fitorja e vendase solli habinë më të madhe dhe tani “Qytetarët” e shohin veten 5 pikë pas Liverpoolit me vetëm 5 ndeshje të luajtura.

Rodri ishte autori i njërit prej golave të City-t dhe pas ndeshjes dha një intervistë shumë interesante. “Nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë. Ne humbëm për shkak të gabimeve tona dhe ne do të mësojmë prej tyre për të mos i përsëritur më, shkruan telesport.

“Nuk e di nëse njerëzit na besojnë, por ne jemi një skuadër, fitojmë dhe humbasim së bashku. Ju do të shihni versionin më të mirë të ekipit.

“Kur bën ndeshje të tilla në takimin e radhës do që të vrasësh kundërshtarët. Kjo është ajo që duam të bëjmë në sfidën e radhës, ne do të vrasim kundërshtarët tanë. Pepi na ka thënë që kjo skuadër nuk mund të humbasë, vetëm duhet të fitojmë”, – u shpreh Rodri.