Pak ditë më parë, këngëtarja Kaltrina Selimi përjetoi një humbje të madhe në jetën e saj. Nëna e saj ndërroi jetë dhe ishte vetë këngëtarja që e dha lajmin e hidhur në rrjete sociale. Ditën e sotme, ajo ka shkruar një status të gjatë me disa fjalë prekëse për të ëmën, ndërsa ka falenderuar edhe personat që i janë gjendur pranë në këtë dhimbje.

“Përshëndetje familjarë, miq, kolegë dhe ju dashamirës. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa na lehtësuat dhimbjen tonë me kujdesin që treguat ndaj nesh. Andaj, unë dhe familjarët e mi të ngushtë, duam t’ju falenderojmë përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë pikërisht në këto ditë kur ne patëm nevojë më shumë se kurrë për ju. Zoti ju shpërbleftë me të mirat e tij. Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë shëndet. E ty nëna ime, i lehtë qoftë dheu, uroj që shpirti yt të prehet në paqe. Unë kisha akoma nevojë për kujdesin tënd, prandaj uroj të jesh engjëlli im mbrojtës gjithë jetën. Të kujton me mall familja Selimi dhe Nasufi.”- shkruan këngëtarja në postim.